Ja studimi i fundit për personalitetin tuaj NULL NULL 28.09.2016 17:45 28.09.2016 17:45 Se sa jeni ziliqar në jetë, ndoshta asnjëherë nuk e keni ditur. Shpesh e keni atë ndjenjë por shumë rrallë e pranoni. E për herë të parë, ndaj kësaj teme i është dhënë përgjigjie shkencore, nga studiues spanjollë. Aty thuhet shpesh se zilia është një nga tiparet më të përhapura të personalitetit. Këto të dhëna janë publikuar madje në një studim të fundit në një revistë shkencore, përcjellë Klan Kosova. Hulumtimet e bazuara në sjelljet njerëzore, rezultojnë se mbi 80% e njerëzve mund të ndahen në kategori të ndryshme në katër tipare të personalitetit. Ato listohen si vijon: Optimistë, pesimistë, i besueshëm dhe ziliqar. Saktësisht nga këto klasifikime, personat e tiparit të fundit, përbëjnë numrin më të madh me mbi 25% të totalit derisa tre tiparet e tjera i takojnë shifrës pothuajse më 20% për secilën, përcjellë Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.