Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ja si ta fshihni celulitin shpejt e shpejt!

NULL NULL
15.12.2018 15:23

Keni ndonjë rast të veçantë dhe ju ka kapluar stresi në lidhje me celulitin tuaj?

Mos u mërzitni, ka zgjidhje të shpejtë për këtë problem!

LLAKU I FLOKËVE

Llaku për flokë mund të jetë i dobishëm edhe për maskimin e celulitit. Spërkateni atë në vendin ku keni celulit, qëndroni pa lëvizur derisa të teret dhe – celuliti juaj do të jetë shumë më pak i dukshëm. Llaku i tharë po ashtu do ta reflektojë më shumë dritën, duke krijuar përshtypjen për një lëkurë të lëmuar pa vrimat e vogla.

PREPARATI PËR NXIRJE TË LËKURËS

Celuliti duket më së shumti në lëkurë të bardhë. Sa më e errët që të jetë lëkura, aq më pak do të duket celuliti. Për këtë shkak edhe kremrat dhe sprejet për nxirjen e lëkurës e maskojnë me sukses celulitin, shkruan femina. Efekt të mirë arrin edhe “shimeri”, me xixa shkëlqyese, të cilat mbulojnë mangësitë e vogla.

DUSHI I FTOHTË

Uji i ftohtë e tërheq lëkurën. Me një ujë sa më të ftohtë që mund ta duroni, të paktën për 5 minuta bëni dush të pjesëve të trupit, të kapluara nga celuliti dhe ai do të tërhiqet përkohësisht.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.