Ja sa ujë duhet të konsumoni në verë NULL NULL 23.06.2018 20:54 23.06.2018 20:54 Kemi hyrë në stinën e verës dhe temperaturat e larta tashmë janë problem i madh. Këshilla fikse që dëgjojmë sa herë flitet për të nxehtin është: konsumoni sa më shumë ujë! Por sa e drejtë është kjo këshillë e shtruar në këtë formë? Në fakt, uji është i rëndësishëm për të ruajtur trupin nga dehidrimi, por pyetja qëndron te sasia. Ekspertët janë të ndarë në këtë pikë. Në njërin grup janë ata që mendojnë se 1.5-2 litra janë të domosdoshme. Por, ka edhe nga ata që thonë se nuk ka rëndësi sasia, por konsumi i ujit sa herë ndjeni etje. Ajo që duhet të keni parasysh është të parandaloni dehidrimin duke i kushtuar rëndësi disa shenjave. Kur trupi ka mungesë të ujit ju duhet ta kuptoni nga këto shenja: – Lëkurë e thatë dhe e varur – Erë e keqe e gojës – Urinë në ngjyrë të errët dhe aromë jo të zakonshme – Dhimbje koke dhe Lodhje e vazhdueshme. Nëse edhe ju keni këto simptoma, atëherë trupi po ju tregon se ka nevojë për ujë. noa.al. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Shëndet Qentë mund të zbulojnë stresin e traumës duke nuhatur frymën e njerëzve, tregon studimi 6 orë më parë
Këshilla mjekësore Njerëzit me rrezik gjenetik për obezitet duhet të ushtrojnë më shumë për të qëndruar të shëndetshëm 6 orë më parë