Ja sa kanë shpenzuar shqiptarët në Evropian? NULL NULL 28.06.2016 19:45 28.06.2016 19:45 Tifozët kuqezi nuk kanë kursyer aspak për kombëtaren e tyre të zemrës, në pjesëmarrjen historike të Shqipërisë në një Evropian futbolli, shkruan Shekulli. Shqiptarët kanë shpenzuar plot 4.5 milionë euro për të ndjekur nga afër kombëtaren në tri ndeshjet e “Euro 2016”-s. Shifra në fjalë është zbuluar nga burime pranë Federatës Shqiptare të Futbollit. Shpenzimet e transportit për bileta avioni nga Tirana drejt Lensit, Marsejës dhe Lionit, së bashku me shpenzimet për biletat e stadiumit kanë kapur në total shifrën e 4.5 milionë eurove. Shifra është regjistruar zyrtarisht në FSHF, pas përllogaritjeve të bëra vetëm për transportin me avionë dhe biletat hyrëse në tre stadiumet ku Shqipëria luajti përballë Zvicrës, Francës dhe Rumanisë. Shuma do të ishte disa herë më e lartë, nëse do të llogariteshin shpenzimet për transportin, akomodimin në hotel, ushqimin, apo shpenzime të tjera shtesë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Zvicra publikon fanellat për Evropian, Xhaka: Mezi pres që së shpejti t'i vesh 19 orë më parë