17:00, 11 Tetor 2018

Selena Gomez, është në trajtim për shëndetin mendor pasi u shtrua në spital dy herë gjatë dy javëve të fundit, raporton TMZ.

Për ish yllin e Disney, burimet kanë treguar se ajo ka probleme me numrin e ulët të qelizave të bardha të gjakut, njofton Klan Kosova.

Por problemet vazhduan edhe javën e kaluar, pasi numri i qelizave nuk u përmirësua dhe bëri që Gomez të shtrihet përsëri në spital.

Këngëtarja, e cila vuan nga lupusi i sëmundjes autoimune, aktualisht po trajtohet në një spital psikiatrik në Los Anxhelos.

Por kjo nuk është hera e parë që Gomez ka probleme me shëndetin mendor, në shkurt të vitit 2018 përfundoi dy javë në rehabilitimin për depresion dhe ankth, duke shënuar herën e tretë në trajtimin e çështjeve të saj.