16:20, 12 Gusht 2017

Paraditen e sotme deputeti i PDIU-së, Aqif Rakipi, ka aksidentuar një person në autostradën Tiranë-Durrës dhe më pas është vetëdorëzuar në polici.

Polivia bën me dije se i aksidentuar është Seit Sorra, 53 vjeç. Viktima ishte banor i fshatit Kashar.

Njoftimi i policisë:

Deputeti i PDIU-së, Aqif Rakipi, ka aksidentuar për vdekje me makinën e tij në autostradën Tiranë – Durrës, një këmbësor.  Viktima me iniciale S.S. është rreth 53 vjeç. Por, pas aksidentit, deputeti Rakipi është paraqitur vetë në Komisariatin nr.2 ku ka deklaruar se ka përplasur një person dhe kishte ardhur të dorëzohej./syri.net

Interesante