Ja deri ku ka arritur trendi më i ri mbi tapetin e kuq! NULL NULL 04.09.2016 23:00 04.09.2016 23:00 Janë Giulia Salemi dhe Dayane Mello, ato të cilat thyen rregullat e tapetit të kuq në Festivalin e Filmit të Venecias. Kjo ngase ky festival shpesh cilësohet të jetë një eveniment i paraqitjeve të të famshmëve në mënyrë klasike. Ndonëse diçka e tillë tashmë është konsideruar, modelet italiane, nuk lanë asgjë për imagjinatë me paraqitjen e tyre të fundit mbi tapetin e kuq. Salemi dhe Mello, u panë teksa shkëlqenin me fustanet e tyre të cilat po konsiderohen si trendi më i ri i pasarelës mbi tapetin e kuq të yjeve. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.