8:50, 17 Maj 2018

Brenda pak çastesh pritet të nis punimet Samiti i BE-së dhe Ballkanit Perëndimor në Sofje të Bullgarisë.

Pjesëmarrës në këtë samit do të jenë krerët më të lartë shtetërorë të të gjitha vendeve të BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor. Përveç krerëve të institucioneve të BE-së, pjesë e samitit janë edhe politikanët më të fuqishëm të tri kryeqendrave të deritashme evropiane, përkatësisht Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, Presidenti i Francës, Emmanuel Macron dhe Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May.

Kosova në këtë samit po përfaqësohet nga presidenti Hashim Thaçi.

Analistët evropianë po e cilësojnë Samitin e Sofjes si historik, derisa pritjet nga punimet e tij janë të mëdha edhe për shtetet e Ballkanit Perëndimor, të cilat synojnë të bëhen pjesë e familjes evropiane.

Këtu mund t’i gjeni detajet e samitit