Ja çfarë ndodhi në Konventën e LDK-së (VIDEO) NULL NULL 28.05.2016 20:27 28.05.2016 20:27 Salla ishte e mbushur nga delegatët e Lidhjes Demokratike të Kosovës të cilët kishin ardhur në Prishtinë për t’u bërë pjesëmarrës të Konventës së LDK-së, njofton Klan Kosova. Para se të nisnin punimet, Donika Gërvalla e disa anëtarë të tjerë nuk u lejuan fare të merrnin pjesë. Deputetja Vjosa Osmani dhe ish-lideri i LDK-së, Fatmir Sejdiu ishin shumë të pakënaqur me rrjedhën e punimeve, por kryetari, Isa Mustafa, tha se gjithçka ishte në nivelin e duhur. I gjithë Kuvendi i LDK-së u zhvillua pa kamera të pranishme, sepse mediat u larguan nga salla. Kronikë nga Arbresha Fazliu. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Hoxha: Grupe kriminale serbe po përgatiten për sulm në veri, ushtria po i ndihmon për kalim më të lehtë 11 orë më parë