Ja çfarë ndodhi me miun që e “vandalizoi” bankomatin (FOTO+VIDEO) NULL NULL 27.06.2018 10:15 27.06.2018 10:15 Bankomati i një banke në Indi u sulmua nga të paktën një mi, i cili ”i hëngri” rreth 19.000 dollarë brenda tij. Ky brejtës “hajn” u zbulua kur ekipi teknik arriti tek vendi i ngjarjes për ta rregulluar problemin. Brenda ATM-së u gjet një mi i ngordhur dhe një tufë e kartmonedhave indiane, të cilat ishin përtypur dhe copëtuar. Përfaqësuesi i policisë i ka thënë gazetarëve që miu kishte hyrë brenda bankomatit përmes një vrime të vogël për kabllo. Siç raporton Indian Express, rreth 25.000 dollarë është vlera e parave të tyre (rupi) që u shpëtuan nga makineria. Ndaj këtij rasti është nisur hetimi, për të parë nëse vërtetë minjtë ishin përgjegjës. Ndërkohë, përdoruesit e rrjetit social Twitter kanë filluar të bëjnë shaka më këtë ngjarje. Njëri prej tyre ka shkruar: “Ky është version i shpërlarjes së parave i tipit: ‘Qeni mi ka ngrënë detyrat e shtëpisë’”. Really Size doesn’t matter!! What a rat this is! Rat-bitten bank notes worth Rs 12 lakh 38 thousand. Torn notes and dead rat found inside ATM in Tinsukia Assam. Rat found dead before little one could bite remaining Rs 17 lakh 10 thousand. pic.twitter.com/3Omns7gAZH — Nandan Pratim Sharma Bordoloi 🇮🇳 (@NANDANPRATIM) June 18, 2018 *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.