Ja çfarë mund të ndiqni këtë të diel në Sports Show (VIDEO) NULL NULL 09.03.2018 19:13 09.03.2018 19:13 Kujt i pëlqeu e kush po e kundërshton kategorizimin e sporteve në Kosovë? Çka u mor për bazë kur u vendos të kategorizohet sporti, sportistët dhe trajnerët? Si e shpjegon këtë proces Komisioni Teknik për Kategorizim dhe çka thonë federatat e pakënaqura? Debatin mund ta ndiqni këtë të diel në emisionin “Sports Show” ku mysafirë të Makit dhe Emanuellit do të jenë përfaqësues të komisionit dhe të federatave. Të dielën nga ora 22:00, emisioni nis me lajmet kryesore të “Minutës së Fundit” me Jon Ajetin. Për herë të parë mund ta ndiqni rrëfimin e dy vëllezërve, Egzon e Edon Shala nga Suhareka. Njëri përfaqëson Kosovën në mundje e tjetri Shqipërinë ndërsa për trajner kanë babanë e tyrë, Sylejman Shalën. Me rrëfimin e tyre nuk mbyllet emisioni, rubrika “Dy herë mat” vjen prapë me risi sikurse ajo “Play Station”. Me këto dhe lajmet e fundit për sportistët shqiptarë e të “Portës Rozë” ju presim këtë të diel nga ora 22:00 në emisionin “Sports Show” me Maki Bajramin dhe Emanuell Sylën. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 2 orë më parë
Kosova “Jam familjare e Kurteshëve, por s’më punësuan ata, u punësova me meritë” (VIDEO) 3 orë më parë