16:04, 21 Prill 2017

Kapsulat e vajit të peshkut prodhohen nga vajrat dhe yndyra e nxjerrë nga peshqit, kryesisht nga salmoni, sardelet dhe skumbri.

Këto vajra dhe yndyra përmbajnë kryesisht acide yndyrore omega3, të cilat janë shumë të rëndësishme për funksionimin siç duhet të organizmit.

Omega3 luan një rol të rëndësishëm në sëmundjet e zemrës, trajtimin e inflamacionit, përmirësimin e funksionit të trurit.

Vaji i Peshkut trajton depresionin: Shumë studime kanë treguar se vaji i peshkut ka një efekt pozitiv në trajtimin e simptomave depresive deri në 30%. Studime të tjera kanë treguar se vaji i peshkut ka ndikim pozitiv në çrregullime të tjera si çrregullimi bipolar, çmenduria etj.

Ul presionin e lartë të gjakut: 1 në 3 të rritur vuan nga tensioni i lartë i gjakut. Konsumimi i vajit të peshkut është një nga mënyrat më të mira për të ulur presionin e lartë të gjakut. Acidet yndyrore omega3 dhe omega6 ndihmojnë në përmirësimin e kësaj gjendje.

Rrit nivelin e kolesterolit të mirë dhe ul nivelin e kolesterolit të keq: Studimet kanë treguar se vaji i peshkut ul nivelin e lartë të triglicerideve në 20%, shkruan shekulli. Ndikimi i vajit të peshkut në këtë gjendje është i dukshëm pas disa muajsh përdorimi të rregullt.

Trajton dhe parandalon artritin: Acidet yndyrore omega3 kanë veti antiinflamatore dhe mendohet se vaji i peshkut është mënyra më e mirë për ta parandaluar dhe trajtuar këtë sëmundje.

Interesante