17:29, 6 Janar 2019

Tërmeti është një gjë që ne nuk e dimë kur ndodhë dhe nuk mund ta ndalojmë.

Por ka mënyra për tu mbrojtur nga ai, njofton Klan Kosova.

Ne ju sjellim disa nga mënyrat se si duhet të reagoni kur bie tërmet dhe të shpëtoni jetën tuaj.

-Uluni menjëherë në dysheme dhe mblidhni duart dhe krahët.

-Mbuloje kokën dhe qafën dhe të gjithë trupin nëse është e mundur, duke u ulur poshtë një tavoline apo poshtë ndonjë mobile që nuk mund të rrëzohet mbi ty.

-Nëse afër jush nuk ka asnjë mobilje mund të uleni dhe të mbuloni kokën dhe qafën pranë një muri të brendshëm.

-Nëse ndërtesa juaj është ndërtesë e re, mos rrini pranë derës.

-Mbahuni fort pas një mobiljeje të rëndë.

-Kur nisin lëkundjet gjëja më e mirë që duhet të bëni është të mos lëvizni nga njëra dhomë në tjetrën.