10:59, 26 Qershor 2018

Një person nga New Jersey nuk donte të vonohej për intervistën e punës , kështu që vendosi të sërfonte përmes lumit Hudson për të arritur atje.

32-vjeçari, Scott Holt, tha se ishte duke u vonuar për një intervistë pune në New York dhe nuk deshi të “harxhonte para për në traget”. Në vend të kësaj, ai e morri dërrasën e tij të sërfit dhe e bëri rrugën e tij mbi lum, i veshur me kostum dhe këpucë.

“Në të vërtetë kam pritur që do të më merrte kohë më shumë, por zgjati vetëm gjysmë ore”, deklaroi Holt.