23:40, 13 Shtator 2017

Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez janë duke shijuar dashurinë e vërtetë.

Këngëtarja 48-vjeçare, në një intervistë të fundit ka thënë: “Unë jam në një marrëdhënie të mirë. Ndjehem sikur mund të them për herë të parë, kjo është marrëdhënia e parë në të cilën jam ndjerë me të vërtetë mirë”, transmeton Klan Kosova.

Çifti, i cili nisi lidhin në fillim të vitit, prioritet kanë të kalojnë kohë cilësore me njëri-tjetrin dhe fëmijët e tyre.

“Ne e plotësojmë njëri-tjetrin, kemi dashuri të vërtetë, mbështesim njëri-tjetrin dhe e bëjmë të lumtur”.

 

Interesante