J.K. Rowling me fjalë të urta në Twitter NULL NULL 13.10.2017 10:26 13.10.2017 10:26 Sebastian Gorka, ish-zyrtar në qeverinë e Donald Trump në periudhën janar-gusht, bëri një postim në Twitter, ndërsa kundërpërgjigjien e mori nga shkrimtarja britanike, J.K. Rowling. “Sikur Weinstein t’u ishte bindur rregullave të nënkryetarit Pence mbi takimet me gjininë e kundërt, asnjë nga këto gra të gjora nuk do të ishte abuzuar”. Mike Pence kishte thënë se janë dy rregulla për një martesë të lumtur: 1. Ai kurrë nuk drekon me një grua që nuk është bashkëshortja e tij 2. Ai nuk shkon në ngjarje ku nuk ka alkool, pa qenë gruaja e tij me të. Ndërsa, me të parë këtë postim, autorja e Harry Potter, i ktheu përgjigjie Gorkës: “Nëse e vetmja gjë që e parandalon një burrë që të kryejë sulm seksual është prezenca e dëshmitarëve, ai është shumë i rrezikshëm të mbetet në liri”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kino dhe Teatër Vdes Louis Gossett Jr, i pari me ngjyrë që fitoi një “Oscar” për aktorin dytësor 1 orë më parë