9:34, 14 Janar 2018

Kosova ka kërkuar nga Qipro ekstradimin e një izraeliti i cili dyshohet se ishte truri pas bandës së trafikimit të organeve, njofton Klan Kosova.

I dyshuari me emrin Moshe Harel, akuzohet se ka organizuar më shumë se 30 transplantime ilegale në një klinikë afër Prishtinës.

“Do të bëj çfarëdo që është e mundur që ky person, i cili përveç veprave penale, ka bërë një dëm të madh ndaj imazhit të Kosovës në arenën ndërkombëtare, të sillet para organeve të drejtësisë për t’u përgjigjur për veprat e bëra”, ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook, ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri.

Policia ka njoftuar se Moshe Harel është arrestuar një javë më parë.

Ai po ndiqej nga autoritetet tash e një dekadë për aktivitet kriminal duke rekrutuar viktimat ngas vendet e varfra të Europës Lindore dhe nga Azia Qendrore, duke u premtuar rreth 15.000 euro për organet e tyre.

Ndërsa pranuesit, kryesisht izraelit, do të paguanin për një organ rreth 100.000 euro.

klankosova.tv

 

 

Interesante