Izraeli pezullon kontaktet diplomatike me BE-në NULL NULL 30.11.2015 16:31 30.11.2015 16:31 epa05022962 A general view on the Dome of the Rock, at Al Aqsa Mosque compound during the Muslim Friday prayer, in the Old City of Jerusalem, 13 November 2015. According to Palestinian media reports, Jordanian Ministry of Awqaf and Islamic Affairs sent its technical delegation to conduct technical and engineering studies and preview the installation of cameras locations that will be installed at Al-Aqsa Mosque compound. EPA/ATEF SAFADI Qeveria e Izraelit ka pezulluar kontaktet diplomatike me Bashkimin Evropian, në shenjë proteste ndaj vendimit të bllokut për etiketimin e produkteve të prodhuara në kolonitë izraelite në Bregun Perëndimor dhe territore të tjera të pushtuara nga Izraeli. Kryeministri Benjamin Netanyahu e njoftoi vendimin të djelën, duke e shoqëruar me sqarimin se kontaktet me organizmat e BE-së dhe përfaqësuesit e tyre do të vazhdojnë të qëndrojnë të pezulluara deri në një rivlerësim të ri nga qeveria izraelite. Kryeministri i shtetit hebre nuk dha megjithateë hollësi të tjera mbi këtë veprim, nga i cili nuk dihet me saktësi se cilat institucione preken. Ndërkohë, dy 17-vjeçarë izraelitë janë shpallur fajtorë për vrasjen e adoleshentit palestinez Mohammad Abu Khdair, të rrahur deri në humbjen e ndjenjave e pas kësaj të djegur të gjallë me benzinë. Vendimi për të dyshuarin e tretë, një izraelit 31-vjeçar, u shty deri në dhënien e një vlerësimi mjekësor mbi gjendjen mendore të këtij të fundit./top-channel *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Studentët e Juridikut të UP-së të katërtit në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi (VIDEO) 9 minuta më parë