Izraeli largon të gjithë detektorët e metalit nga Jerusalemi NULL NULL 27.07.2017 12:25 27.07.2017 12:25 Liderët mysliman kanë ndalë bojkotin ndaj vendit të shenjtë në Jerusalemin Lindor, pasi që Izraeli largoi masat e sigurisë, vendosja e të cilave kishte shkaktuar trazira. Ata kanë bërë thirrje për palestinezët që të shkojnë në këtë vend për herë të parë që ku filloi kriza dy javë më parë. Forcat e sigurisë izraelite patën instaluar detektorë të metalit, të cilët u larguan tërësisht mëngjesin e së mërkurës, pas vrasjes se dy policëve izraelit. Palestinezët kanë kundërshtuar këto masa të sigurisë, duke mos shkuar në kompleksin e qytetit të vjetër të njohur për myslimanët si Haram al-Sharif. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.