16:47, 21 Prill 2017

Udhëheqësit të  Iniciativës Qytetare SDP Oliver Ivanoviq, i është hequr masa e  arrestit shtëpiak dhe është lejuar që të mbrohet në liri.

Lajmin e ka konfirmuar për RTV Kim, Nebojsha Vlajiq.

Sipas tij, heqja e kësaj mase në mënyrë të konsiderueshme lehtëson punën e mbrojtjes.

Politikani serb akuzohet për vrasjen e shqiptarëve në prill të vitit 1999 në jug të Mitrovicës, si dhe  për vrasje të shqiptarëve në shkurt të vitit 2000 në veri të këtij qyteti, transmeton Klan Kosova.

 

 

 

 

Interesante