Ivanka Trump mbron babain në Samitin e Grave NULL NULL 25.04.2017 16:13 25.04.2017 16:13 Vajza e Donald Trump, Ivanka duket se edhe njëherë është dashur që të mbrojë qëndrimin e babait të saj ndaj grave derisa ajo ishte në samitin e grave të G20 në Berlin. Ivanka Trump ka marrë pjesë në një panel diskutimi për sipërmarrëset femra së bashku me kancelaren gjermane Angela Merkel dhe shefen e FMN, Christine Lagarde. Por audienca nuk e priti mirë lavdërimin e saj për presidentin amerikan gjegjësisht babain e saj, veçanërisht kur ajo tha se babai i saj ishte një “kampion në mbështetjen e familjeve dhe se ai i ndihmoi qytetarët që të ringjalleshin”. Trump është kritikuar për qëndrimin e tij ndaj grave, sidomos pasi gjatë fushatës presidenciale ishte publikuar një video ku ai thotë fjalë të turpshme, transmeton Klan Kosova. Por Ivanka Trump tha se megjithëse ajo kishte “dëgjuar kritikat nga mediat”, ajo nuk e njohu babanë e saj në këtë përshkrim ashtu si edhe “mijëra” gra që kishte punësuar ai gjatë viteve. “Ai më ka inkurajuar mua që të arrijë këtu ku jam. Jam rritur në një shtëpi ku nuk ka pasur barriera në atë që mund të arrijë”, ka thënë ajo. Trump ka akuzuar mediat për portretizimin negativ të babait të saj. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Meksikë: U dyshua për rrëmbimin dhe vrasjen e një 8-vjeçareje, turma vret brutalisht gruan (FOTO) 11 minuta më parë