Iu deshën 5 vite për këngën dedikuar babait NULL NULL 27.09.2016 22:56 27.09.2016 22:56 BimBimma zbuloi në NIN të Klan Kosovës se albumi i tij më të ri do të publikohet verën e ardhshme. Në këtë album bën pjesë një këngë që i dedikohet babait të tij i cili nuk është më në këtë jetë tash e 11 vite. Ai tha se kësaj kënge do t’i bashkëngjitet edhe klipi, i cili do të jetë shumë i veçantë. Reperi po ashtu zbuloi se teksti i këngës dedikuar babait i ka marrë kohë pesë vite, për t’i hedhur në 14 faqe të gjitha ndjenjat për të. Bimma tha se albumi nuk do të lansohet pa u publikuar kënga dhe klipi kushtuar babait. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.