Itali: Dy të vdekur dhe 18 të lënduar pas përplasjes së një treni me kamion NULL NULL 24.05.2018 09:16 24.05.2018 09:16 Dy veta kanë ndërruar jetë dhe 18 të tjerë kanë mbetur të lënduar pas përplasjes së një treni më një kamion në rajonin verior të Italisë, Piedmont. Treni me pesë vagonë është përplasur për kamionit të mallrave pasi që drejtuesi i këtij të fundit nuk kishte respektuar rregullat e kalimit, thuhet në njoftimin e kompanisë shtetërore të trenave, përcjell Klan Kosova. Të dy drejtuesit, ai i trenit dhe kamionit që ishte duke bartur peshë të madhe kanë ndërruar jetë. Linja e trenit të aksidentuar lidh Torinon me Ivrean. Ky është aksidenti i fundit në Itali që ndodh në hekurudha. Në janar tre njerëz kishin mbetur të vdekur kur treni kishte dalë nga binarët afër një rruge të qarkullueshme afër Milanit. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Mësimdhënësi mbetet pa punë, vendin ia zë familjarja e Ismajl Kurteshit (VIDEO) 2 minuta më parë
Kosova Zëvendëskryeministri i Malit të Zi: Për ne Kosova është e pavarur, partner dhe fqinj i besueshëm 12 minuta më parë
Lajme Sela e pranon ofertën Ahmetit për koalicionin me Frontin Evropian në zgjedhjet e Maqedonisë së Veriut 14 minuta më parë