Istogu Channel – televizion që synon profesionalizëm NULL NULL 15.11.2018 21:07 15.11.2018 21:07 Qytetarët e Istogut prej dje janë bërë me televizion lokal. Një dritare e re e informimit është hapur me qëllim që të jenë në hap me ngjarjet të cilat ndodhin në përditshmërinë e tyre. Istogu Channel u themelua nga gazetari i mirënjohur Luard Mehmetaj. Sipas tij, arsyeja e krijimit të televizionit është përmbushja e kërkesave që kanë qytetarët e Istogut për një medium lokal. “Ideja e themelimit është që qytetarët të informohen drejt, saktë, pa anime partiake dhe pa e shkelur asnjë moment kodin etik të gazetarisë”, deklaroi Mehmetaj për klankosova.tv. Ky televizion do të ketë një laramani të programacionit, duke përfshirë emisione me tema nga politika, ekonomia, kultura, sporti… Mehmetaj synon të ofrojë emisione të cilat do të shikohen nga të gjitha grupmoshat. “Aktualisht planet janë që të punojmë fort me stafin dhe të dëshmohemi si për qytetarët e Istogut, ashtu edhe për mërgimtarët, e pastaj të kalojmë në gjithë Republikën e Kosovës”. Ai ka treguar se televizioni Klan Kosova është frymëzim i themelimit të Istogu Channel. “Klan Kosova ka meritë të madhe që më ka sjellë në ujërat e formimit të këtij televizioni”. Istogu Channel fillimisht do të transmetohet në platformën Kadria Net, në kanalin nr. 12, në komunën e Istogut, e më pas edhe në sistemet kabllore mbarëkosovare. Luard Mehmetaj *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Zëvendësministri Ahmeti takohet me Delegatin Apostolik të Selisë së Shenjtë, flasin për thellimin e bashkëpunimit 3 minuta më parë
Kosova Bulliqi e liron nga detyra drejtorin e DKRS-së, thotë se Balaj do të vazhdojë me angazhime të tjera 9 minuta më parë