22:08, 11 Korrik 2018

John Isner e ka mundur Milos Raonic me rezultat 3:1 në sete, për të kaluar në gjysmëfinale të Wimbledon.

Amerikani fitoi me rezultat 6:7, 7:6, 6:4, 6:3 brenda dy ore e 44 minutash për të arritur për herë të parë në këtë fazë të turneut më prestigjioz në tenis.

Në gjysmëfinale ai do të luajë kundër Kevin Anderson që sot e eliminoi tetë herë kampionin e Wimbledon-it, Roger Federer.

Interesante