11:50, 14 Qershor 2018

Deputeti i AKR-së, Islam Pacolli, ka reaguar në lidhje me lajmin se para dy ditësh kishte përfunduar në pranga.

Pacolli ka deklaruar se nuk kishte sulmuar ndonjë polic si dhe nuk ishte arrestuar.

“Është inskenim se unë kam rrahë një oficer te ndërtesa e MD-së. Nuk e kam rrahë, por pas verifikimit të ID kartës kam vendosë që të kthehem mbrapa. Nuk jam arrestuar, një gjë e tillë nuk qëndron. Koha do t’i tregojë të gjitha dhe ligjet do të funksionojnë. Bëj thirrje për ata që punojnë nëpër institucione të Kosovës që të përfillin ligjin”.

Këto komente deputeti i AKR-së i bëri gjatë adresimit në kuvend.

Interesante