20:03, 5 Tetor 2018

Kayleigh Henning, gruaja që shkoi njëherë në javë në tualet ishte fryrë nga një sëmundje misterioze, por njerëzit menduan se ajo ishte shtatzënë.

Pas një kontrolle që e bëri, ajo e kuptoi se vuante nga kapsllëku dhe dhimbja e barkut për më shumë se 10 vjet.

“Ishte shumë e dhimbshme, gjë që ndikonte edhe mendërisht. Thjeshtë ndjeni sikur nuk doni të dilni askund me atë gjendje”.

Pas kësaj Henning filloi të mbajë dietë dhe tani është e kënaqur me trupin e saj.

“Prej se i kam ndaluar vetes disa ushqime unë ndihem shumë më mirë”, tha ajo, transmeton Klan Kosova.

klankosova.tv