16:50, 10 Gusht 2018

Interpol Tirana ka ekstraduar nga Greqia në Shqipëri një shtetas nga Berati, të cilin Gjykata në Vlorë e ka dënuar me 8 vjet heqje lirie për vrasje.

 “Nga Interpol Tirana, u ekstradua nga Greqia në Shqipëri, shtetasi në kërkim ndërkombëtar, S.  G., vjeç 37, banues në Berat, pasi Gjykata e  Rrethit Gjyqësor Vlorë, e ka dënuar me 9 vjet burg për veprën penale “Vrasja”. Neni 76 i Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e policisë të shpërndarë për mediat.