Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ish-zyrtari i CIA-s dënohet me burg

NULL NULL
12.05.2015 09:57

Ish-zyrtari i CIA-s, Jeffrey Sterling është dënuar me tre vite e gjysmë burg nën akuzën e zbulimit të informacioneve të klasifikuara si konfidenicale.

Sterling, 47 vjeç, është paraqitur para Gjykatës Federale në shtetin e Virxhinias pasi dyshohet se ka shkëmbyer informata me një gazetar në lidhje me Agjencinë Qendrore të Inteligjencës (CIA).

Prokuroria ka nisur të mbledhë provat kundër tij gjatë presidencës së George Ë. Bushit, por ai është bërë rast nën administratën Obama.

Dokumentet konfidenciale besohet se kanë pasur të bëjnë me programin bërthamor të Iranit.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.