Ish-ylli i Barçës: Zhveshtorja e Barcelonës u shkatërrua nga klanet NULL NULL 20.04.2018 22:18 20.04.2018 22:18 Emmanuel Petit e ka pranuar që periudha e tij te Barcelona kishte qenë ndër më të palumturat në karrierën e tij. Ai kishte luajtur te katalunasit gjatë stinorit 2000/2001, dhe ka shpjeguar se ka pasur një mungesë të unitetit në skuadër, dhe se nuk ishte ndjerë i mirëseardhur. “E vetmja gjë për të cilën pendohem në jetë është që e lashë Arsenalin për Barcelonën”, shkruan ai në autobiografinë e tij. “[Zhveshtorja] ishte e rrënuar nga klikat”. “Kur pata hyrë për herë të parë, shumica prej tyre as që më kushtuan vëmendje apo as që më përshëndetën”. “Ishin tri grupe, katalunasit, holandezët dhe të tjerët”. “Ishte lamtumirë ndaj unitetit”. Barcelona atë vit nuk kishte arritur ta fitojë asnjë kupë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.