Ish ushtarët serb të luftës në Kosovë rikthehen në Serbi si ligjërues NULL NULL 18.10.2017 11:31 18.10.2017 11:31 Gjeneralët më të shquar dhe ushtarakë të lartë të ish ushtrisë jugosllave, që udhëhoqën luftën në Kosovë në vitin 1998 dhe 1999 dhe luftën civile në Jugosllavi, do të kthehen për të ligjëruar në Akademinë Ushtarake të Serbisë, shkruan Novosti, transmeton Klan Kosova. Ata do të ndajnë përvojat e tyre me gjeneratat të cilat aktualisht janë duke u trajnuar në këtë institucion. Ne mesin e tyre do të jetë edhe ish-komandanti i Korpusit të Prishtinës të Armatës së Tretë të UJ-së, gjenerali në pension, Vladimir Lazareviq. Emra të tjerë të përmendur që do të jenë pjesë e kësaj akademie janë edhe Bozhidar Deliq dhe Lubisha Dikoviq. Lidhur me ketë Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Alekander Vulin ka thënë që këta njerëz duhet të jenë model për brezin e sotëm të ushtarëve. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 14 orë më parë