21:09, 6 Shtator 2018

Prej 5 vitesh tashmë, Valbona Selimllari është pjesë e jurisë në spektaklin e kërcimit “Dance With Me”. Por duket se këtë sezon Valbonën nuk do ta shohim vetëm në Tv Klan.

Ish-missi i parë shqiptar do të drejtojë një emision të sajin në ekranin e Ora News, i cili në fokus do të ketë njerëzit në nevojë.

Valbona, një format të ngjashëm prezantoi edhe në Vizion Plus ku ndihmonte njerëzit që kishin shtëpitë e rrënuara duke i rikonstruktuar e duke i kthyer në pothuajse të reja.