17:15, 24 Tetor 2017

Gazetari dhe publicisti i njohur në Britaninë e Madhe, dikur këshilltar i kryeministrit Blair, Alastair Campbell, ka postuar një foto mjaft të çuditshme në Twitter.

Në foto duket qartë një gomisteri shqiptare, e cila mban emrin e ish-kryeministrit britanik Tony Blair.

Ndërtesa e gomisterisë ndodhet diku në periferi të ndonjë qyteti shqiptar dhe është e vjetër.

“Oh, Jeremy Corbyn mund të ketë këngën e tij personale – por derisa ta ketë një firmë shqiptare riparimi gomash të emërtuar sipas tij”, shkruan Alastair Campbell në status.

 

tet.jpg

 

 

 

Interesante