21:06, 3 Tetor 2017

Ish boksieri nga Bullgaria, Petar Lesov ishte shpallur kampion olimpik në vitin 1980 që u zhvillua në Moskë.

Ky emër i madh i boksit botëror të martën ishte mysafir i turneut ndërkombëtar Ismet Asllani – Prapashtica që u zhvillua në pallatin e rinisë në Prishtinë, kurse pritja që i bënë kosovarët e bënë të shpërthej në lot.

Në këtë turne morën pjesë boksier nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Bullgaria, njofton Klan Kosova.

Fitore me ndërprerje arritën Patriot Behrami dhe Besart Pireva, kurse boksierja më e mirë doli Donjeta Sadiku që aktualisht është nënkampione e Evropës.

Turneu Ismet Asllani – Prapashtica u organizua nga klubi i boksit Gollaku nën patronatin e federatës së boksit të Kosovës.

Kronikë nga gazetari Emanuell Syla.

Interesante