Ish-kampioni i botës në boks për junior, viziton Kosovën (VIDEO) NULL NULL 12.01.2017 21:46 12.01.2017 21:46 Goditje të tilla e renditin boksierin e 14-të më të mirë në Gjermani. Ky është 29 vjeçari Dominik Britsch nga Gjermania që po kalon pushimet në Kosovë, njofton Klan Kosova. Ai thotë se e ka një shok nga Kosova me të cilin ka ardhur kurse thotë se i pëlqejnë njerëzit këtu, janë shumë të ngrohtë dhe mikpritës, po ashtu pëlqen ushqimin në Kosovë. Gjermani ka të zhvilluar 36 lufta, 32 fitore, 3 humbje e një barazim, kurse vite më parë ishte shpallur kampion bote për junior dhe më vonë kampion në IBF Interkontinental. Britsch flet për karrierën e tij, kurse thotë se pa problem do ti ndihmonte boksierët kosovar që mendojnë ta vazhdojnë karrierën në Gjermani. Kronikë nga Emanuell Syla. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.