19:41, 10 Gusht 2018

Doug Field, ish-inxhinier ekzekutiv i Apple, që kohët e fundit mbikëqyri prodhimet e modelit të tretë të Tesla-s, është rikthyer përsëri në Apple për të punuar me Bob Mansfield, udhëheqësin e programit të kompanisë për veturën që vozitet vetvetiu e që quhet “Projekti Titan”.

Field punoi për sektorin “Macbook” më 2013 para se të kalonte në Tesla, nga ku u largua në maj të këtij viti, shkruan Tech Insider, përcjell Klan Kosova.

John Gruber, korrespodent i teknologjisë, dhe agjencia Reuters treguan rolin e ri të Field në kompaninë që ditë më parë kapi vlerën prej 1 trilion dollarësh.

Projekti “Titan” për të cilin u njoftua muajin e kaluar, e paraqiti planin më të fortë sesa ishte i paramenduar.

Kompania amerikane ka punësuar pesë mijë punëtorë për këtë projekt.