17:36, 1 Shtator 2017

Befasia e këtij afati kalimtar në NBA, Kyrie Irving, edhe zyrtarisht është prezantuar si lojtar i Boston Celtics.

Irving i cili pas gjashtë vjetësh vendosi të largohej nga Cleveland Cavaliers, kishte kërkuar largimin nga skuadra me të cilën shkoi të tre herët e fundit në finale, duke u shpallur madje edhe kampion amerikan më 2016.

Nga kjo marrëveshje, Irving ka kaluar te Celtics ndërkaq Cavs kanë pranuar Isahia Thomas, Jae Crowder, Ante Zizic dhe zgjedhjen e parë të Brooklyn Nets në draftin e vitit të ardhshëm.

Irving këtë të premte u prezantua bashkë me transferin tjetër të ri të Boston, Gordon Hayward.

 

Interesante