Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ipko Superliga sjell sot katër ndeshje interesante

NULL NULL
20.10.2018 10:39

Sot luhen katër ndeshje të Ipko Superligës së Kosovës ku nuk do të mungojnë përballjet interesante.

Prishtina do të provojë të mbetet në hapë me Feronikelin dhe Llapin për vendin e parë, kurse pengesë këtë javë ka KEK-un me të cilën nuk pritet të ketë problem, pasi që ata radhiten të fundit me asnjë ndeshje të fituar.

Kampioni aktual, Drita e cila këtë sezon nuk ka pasur formë të mirë këtë javë do të masin forcat me Ferizajn, njofton Klan Kosova.

Flamurtari i vendit të katërt në xhiron e 11-të do të përballen me Ballkanin të cilët deri më tash kanë arritur të grumbullojnë vetë nëntë pikë.

Drenica – Liria është ndeshja tjetër e së shtunës, me të parën e cila provon të mbetet në garë për top katërshe, kurse mysafirët luftë kanë mbijetesën.

Të gjitha ndeshjet luhen me fillim nga ora 14:45, përveq Prishtina – KEK-u e cila do të zhvillohet nga ora 15:00.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.