23:58, 9 Gusht 2018

Federata e Futbollit të Kosovës është bërë me sponsor të ri.

Për dy vite me radhë, IPKO, do të jetë partneri i FFK-së, pasi kjo e fundit e ka shkëputur kontratën e Valën.

Në bazë të marrëveshjes, kompania telefonike do të jetë sponsor gjeneral i përfaqësueses së Kosovës si dhe i ligës më të fortë në vend, njofton Klan Kosova.

Prandaj, nga ky sezon, kategoria superiore e futbollit në vend do të marrë emrin, Ipko Superliga.

Kronikë nga Andi Shabani.