20:32, 14 Dhjetor 2017

Këtë të enjte kompania IPKO ka shënuar dhjetë vjetorin e nisjes së operimit.

Drejtori gjeneral i IPKO-s, Robert Erzin, ka thënë se kompania që drejton është operatori më i qëndrueshëm në Kosovë duke arritur të ketë dy milionë përdorues të disa produkteve në gjithë vendin, njofton Klan Kosova.

Për të arritur gjithë këtë sukses Erzin thotë se IPKO ka investuar rreth 300 milion euro.

Ndonëse ai e pranon se brenda kësaj dekade kishin një krizë, sikur kompanitë e tjera të telekomunikimit në botë,  për shkak të aplikacioneve Viber e WhatsUp.  Megjithatë, ai tregon se gjatë kësaj periudhe edhe kanë investuar.

Kronikë nga Vullnet Krasniqi.