12:41, 12 Prill 2017

Kompania tekekomunikuese IPKO, ka paraqitur rezultatet financiare për vitin 2016.

Rezultatet janë prezantuar nga Robert Erzin drejtor në IPKO-s dhe Alban Kastrati zëdhënës i saj.

Drejtuesit e këtij institucioni ka treguar se IPKO, këtë vit ka investuar rreth nëntë milionë euro, ndërsa të hyra rreth 70 milionë euro, njofton Klan Kosova.

Sipas tyre edhe këtë vit IPKO ka dalë shumë mirë, pavarësisht problemeve që ua shkakton rregullatori.

17910817_10206932925561538_1831658394_n

Një problem tjetër shqetësues sipas IPKO-s janë edhe operatorët ilegal, që sipas tyre janë rreth 30-të në Kosovë.

Në IPKO kanë folur edhe për shndërrimin e kodit nga +386 në +383. Ata kanë thënë se po mundohen këtë proces ta përfundojnë sa më lehtë dhe shpejtë.

Interesante