Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

iPhone i merr jetën një personi

NULL NULL
07.02.2016 13:28

Një burrë humbi jetën pasi shtëpia e tij mori zjarr nga mbinxehja e baterisë së “iPhone 5”, të cilin e kishte lënë në karikim gjatë gjithë natës. Marek Kruger, 53 vjeç, e mbante telefonin poshtë jastëkut, pasi vuante nga tumori në kokë dhe nuk mund të lëvizte. Mungesa e ventilimit përreth baterisë së telefonit kishte shkaktuar mbinxehje të saj, duke marrë kështu flakë.

Bashkëshortja e të ndjerit, Iryna, tregoi gjatë një seance dëgjimore të mbajtur në bashkinë e qytetit se burri i saj e mbante telefonin gjithmonë pranë për të telefonuar kujdestarët ose fëmijët në rastet kur bëhej keq, dhe e karikonte atë me anë të një zgjatuesi, shkruan Krokodili.al.

“Ai e mbante telefonin gjithmonë poshtë jastëkut, pasi ndihej i pasigurt kur nuk i kishte kujdestarët përreth dhe unë isha në punë”, shprehet ajo.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.