51 nga 53 ekonomistët e pyetur nga Wall Street Journal për këtë çështje besojnë se Bitcoin po krijon flluskë, të ngjajshme me atë të patudshmërive, që gati kolapsoi ekonomikë botërore më 2008

16:15, 20 Dhjetor 2017

Bitcoin arriti majën e trendit rritës(bullish) të hënën, kur një njësi shitej për 19 mijë dollarë, ndërsa u listua edhe në CME – Chicago Mercantile Exchange, duke u dhënë mundësi më shumë njerëzve të bëhen pjesë e manisë së kripto-valutave.

Çmimi i një Bitcoin është njëzetfishuar që nga fillimi i vitit, ndërsa euforia nuk jem shenja ndalje. Shumë pionierë dhe njohës të tregjeve financiare besojnë se çmimi shpejt do të ngritet edhe më, duke arritur kështu në 300 mijë ose 400 mijë dollarë.

Chamath Palihapitiya, themelues i Social Capital dhe bashkëpronar i Golden State Warriors beson se Bitcoin do të vlejë 1 milion dollarë në qarkun kohor prej 20 vjetësh, njofton Klan Kosova.

Por 51 nga 53 ekonomistët e pyetur nga Wall Street Journal për këtë çështje besojnë se Bitcoin po krijon flluskë, të ngjajshme me atë të patudshmërive, që gati kolapsoi ekonomikë botërore më 2008.

 

  • Listimi në bursë

 

E njëjta gjë që e rriti Bitcoin mund ta shkatërrojë – është shpatë dytehëshe. Listimi rrjedhimisht future contracts u lejon investitorëve të bëjnë diçka që s’e kanë bërë dot deri tani. Të vënë bast në rritjen apo rënien e Bitcoin, njofton Klan Kosova.

Për më shumë, duke përdorur derivatives(instrument që ka pasur rol me peshë në thellimin e krizës së vitit 2008), investitorët mund të vënë bast në pjesë të tregut, pa qenë pronarë të aksioneve respektive.

Rrjedhimisht, investitorëve s’do t’u duhet më të blejnë Bitcoin në treg të hapur, dhe kështu, në shkallë të fundit, megjithëse kërkesa për të mund të rritet në këtë sfond, në realitet ajo bie.

 

  • Ndërhyrja e qeverive

 

Një pjesë e madhe e krejt strukturës së Bitcoin është e parregulluar dhe e panjohur. Kjo i jep përparësi në raport me valutat tradicionale, por është njëherit edhe thembra e Akilit.

Pikërisht kjo është mundësia që u jepet qeverive për ta rregulluar. Presidenti i SEC, Jay Clayton, tashmë ka paralajmëruar hapa në atë drejtim, duke thënë se ky sistem i jep më pak mbrojtje investitorit, në raport me atë tradicional, duke krijuar mundësi më të mëdha për manipulim.

Dhe përderisa mund të ketë të atillë që mendojnë se kjo nuk hyn në domenin e SEC, Clayton thekson se ata analizojnë ndikimin e secilës valutë në sigurinë e tregjeve, ndaj as Bitcoin nuk përbën përjashtim.

 

  • Barriera teknologjike

 

Rrallë mund të shohim rritje të vlerës së një valute, siç ka bërë Bitcoin, me disa përjashtime: konkurrentët e Bitcoin.

Litecoin ka trefishuar vlerën në tash rreth 300 dollarë, për vetëm gjashtë ditë. Çmimi i Ethereum është dyfishuar në një muaj, pasi tash vlen 700 dollarë. Kështu trendi rritës i Bitcoin ka ndikuar pozitivisht edhe në vlerën e kripto-valutave tjera. Por, për aq sa rritet numri i njerëzve që duan të përdorin këto valuta, duhet përmirësuar teknologjia.

Platformat që procesojnë transaksionet nuk janë përmirësuar sa duhet. Kjo do të thotë se Bitcoin mund të procesojë një numër të kufizuar transaksionesh në sekond. Nga ana tjetër, Visa për shembull, kryen mijëra operacione të tilla për të njëjtën kohë.

Kjo pengesë teknike mund ta mbajë tregun e kripto-valutave në këtë gjendje edhe për një kohë. Investitorët besojnë se kjo çështje do të rregullohet, dhe Bitcoin do të bëhet valutë masash. Por nëse gabohen, ky treg do të marrë tatëpjetën. /klankosova.tv

Interesante