Inva Mula edhe regjisore NULL NULL 26.05.2015 18:29 26.05.2015 18:29 Ajo nuk e mendon veten në të ardhmen si një regjisore, por e pa të arsyeshme që të rikthehej në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit me një projekt të madh të veçant, në të cilin të derdhte gjithë eksperiencën e saj si artiste, por edhe si grua. Me një mesazh të fortë kundër dhunës ndaj gruas, Inva Mula kthehet në skenën e TKOB, jo vetëm si soprano por edhe si regjisore. Ajo do të ngjisë në skenë operën me dy akte ‘’ Pagliacci’’ nga Ruggero Leoncavallo, një vepër të cilën ajo e ka interpretuar në skena të mëdha botërore, e tani ka vendosur ta sjellë në Tiranë, jo vetëm si një spektakël, por edhe duke e përshtatur atë me kontekstin shqiptar. Mula sqaroi për përmbajtjen e shfaqjes duke thënë se jemi ende në atë fazë kur gruaja dhunohet dhe me këtë vepër ne duam të themi ndal dhunës ndaj gruas. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kulturë Rrëfimi i një nëne për të birin përmes librit "Dëshmia e një nëne" nga Shpresa Hoxha (VIDEO) 2 orë më parë
Kino dhe Teatër Nga sot në Teatrin Kombëtar fillon shfaqja "Kopshti i Hijeve", tregohet historia e familjes Bogujevci 8 orë më parë