20:30, 17 Maj 2018

Inter pritet ta kthejë vëmendjen kah mesfushori i Manchester City-t, Ilkay Gundogan, teksa janë në vënë në kërkim të një lojtari në këtë repart, sipas Corriere dello Sport.

Klubi i Luciano Spallettit mbetet me shpresën që ta sigurojë pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve për vitin e ardhëshëm, dhe ndjen se iu duhen përforcime nëse dëshirojnë që të jenë konkurrues.

Mateo Kovaçiq i Real Madridit dhe William Carvalho i Sportingut të Lisbonës janë marrë po ashtu në konsideratë, por pasi që City ia ka vënë syrin Jorginhos, atëherë Gundogan  mund të jetë i tepërt në Etihad, gjë që mund ta shfrytëzojë Interi.

Interesante