14:46, 8 Nëntor 2018

Portieri i Atalantas, Pierluigi Gollini, është cak i Interit, sipas Calcio Mercato.

23 vjeçari vlerësohet të kushtojë rreth 15 milionë euro, dhe zyrtarët e Zikaltërve do ta përcjellin nga afër kur të dyja klubet takohen në Serie A këtë të dielë.

Numri një i portës së Interit, Samir Handanoviq, ka 34 vjet dhe po u afrohet viteve të fundit të karrierës, andaj Gollini shihet si zëvendësim ideal dhe afat-gjatë i sllovenit.