12:04, 14 Shtator 2017

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, në vazhdën e takimeve njoftuese, sot ka pritur Drejtorin e GiZ për Kosovë, James Macbeth Forbes.

Në takim u diskutua për projektet që Qeveria Gjermane, nëpërmjet GiZ ka realizuar në Kosovë, respektivisht në mbështetje të procesit te integrimit evropian.

Me këtë rast u diskutua zbatimi i projekteve të deritanishme dhe u konfirmua se efekti i tyre është shumë evident për ti kontribuar implementimit të objektivave, shkruan në komunikatën nga Ministria e Integrimit Evropian, transmeton Klan Kosova.

Ministrja Hoxha e falënderoi z. Forbes për bashkëpunimin e deritanishëm dhe përkrahjen e vazhdueshme që ka ofruar GIZ-i për të mbështetur procesin e integrimit Evropian. Më saktësisht, forcimin e institucioneve nëpërmjet ngritjes së kapaciteteve dhe strukturave administrative për të avancuar sa më shumë me implementimin e kritereve kyçe.

Ministrja Hoxha njëkohësisht potencoi rëndësinë që ka edhe implementimi i fazës së tretë të projektit Mbështetje për Procesin e Integrimit Evropian në Kosovë – Faza III (2017 – 2020) i cili do të nënshkruhet sot, pasi që ky do të jetë një motor shtytës në mbështetje të prioriteteve të Qeverisë së Kosovës dhe zhvillimit të vendit.

Interesante