16:42, 6 Dhjetor 2018

Përfaqësuesit e Policisë së Kosovës dhe asaj të Policisë së Uellsit Jugor nga Mbretëria e Bashkuar në Drejtorinë e Përgjithshme në Prishtinë kanë nënshkruar një Protokoll bashkëpunimi në fushën e forcimit të rolit dhe kontributit të grave në polici.

Ky portokoll bashkëpunimi ka për qëllim bashkëpunimi në mes të Policisë së Kosovës dhe Policisë së Uellsit Jugor, në forcimin e marrëdhënieve midis policisë së të dy vendeve, të ndajnë ekspertizën reciproke, të bashkëpunojnë për të forcuar rolin dhe kontributin e grave në polici dhe për të avancuar dhe rritur aftësitë në fushën profesionale, menaxheriale dhe udhëheqëse.

Të dy palët synojnë të rrisin bashkëpunimin në mes institucioneve në fushën e trajnimit, edukimit, duke synuar shkëmbimin e informacionit, përvojave dhe njohurive që synojnë intensifikimin e marrëdhënieve dypalëshe të tyre./ Klan Kosova