20:27, 7 Shkurt 2017

Para arkivolit të Dritëro Agollit u përkulën politikan, intelektual e njerëz që lexuan veprat e tij.

Por, në mesin e tyre nuk ishte asnjë delegacion i institucioneve apo i shkrimtarëve nga Kosova.

Madje, aty nuk u pa askush as nga Ministria e Kulturës, e as nga Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës, njofton Klan Kosova.

Këtë mungesë po e kritikojnë letrarët nga Kosova.

Kronikën me detaje e ka përgatitur Artiana Matoshi.

Interesante