Institucionet ishin në dijeni për mashtrimet e Becchetit NULL NULL 03.08.2015 20:40 03.08.2015 20:40 Mashtrimet e Francesko Bechetit me vlerën e punimeve të kryera për ndërtimin e hidrocentralit të Kalivaçit, për institucionet nuk kanë qenë të panjohura këtu e disa vite më parë. Sipas ABC News, që ka siguruar një letër, një nga kontraktuesit e kompanisë së italianit të shpallur në kërkim i ka nisur Ministrit të Energjetikës dhe institucioneve tjera në vitin 2009. Në këtë letër, kompania nënkontraktuese e cila kishte kryer disa punime në ndërtimin e hidrocentralit të Kalivaçit njofton institucionin e ministrisë për mashtrimet me fatura që bënë italiani Becheti. Aty thuhet se Becheti mashtron, kur deklaron se ka kryer punime në hidrocentralin e Kalivaçit me vlerë rreth 76 milion euro, ku vetëm nënkontraktuesit, sipas Becheti, janë paguar me rreth 46 milion euro punë të kryera. Sipas letrës së firmosur nga një nga këto kontraktues, në Kalivaç janë kryer punime nga tre kompani shqiptare me vlerë rreth 15 milione euro, shumë kjo që atyre nuk i është paguar nga italiani Becheti dhe kompanit e tij. Në letrën e dërguar në vitin 2009 ata ngren shqetësimin se badigardët e Bechetit nuk lejojnë të takojnë apo të ulen e të flasin për faturat e punimeve të kryera. Biznesmeni shqiptare, thekson se një nga problemet me kompanit shqiptare italiani Becheti e kishte që nga moment i emërimit si administrator të kompanive të tij në Shqipëri të shtetasit italian Maurio De Renzis. Person që tashmë është shpallur në kërkim për disa akuza, mes tyre ajo e pastrimit të parave. Sipas nënkontraktuesit shqiptar, De Renzis pavarësisht të drejtave të tij ligjore si administrator ai nuk ushtronte asnjë nga ato të drejtë pasi emërimi i tij ishte fiktivë dhe vendimarrja përsëri ishte e italianit Becheti. Një shqetësim tjetër që nënkotraktuesit shqiptar kanë ngritur në atë kohë te Ministri i Energjetikës së asaj kohe, ishte edhe premtimet e pa mbajtura të italianit Becheti. Me marrjen e koncesionit për ndërtiminu e hidrocentralit Becheti kishte premtuar ndërtimin e ujësjellësit të zonës, ndërtimin dhe shtrimin e rrugëve, punësimin e banorëve të zonës, ndërtimin e shkollave apo investimeve të tjera në zonë, por që asnjë prej tyre nuk kishte mbajtur. Me këtë letër, ata kërkonin ndërhyrjen e ministrit për të ndalur mashtrimet e italianit Francesko Becheti, që siç duket nuk është shqetësuar njeri për këto pretendime deri në momentin e nisjes së hetimeve në shkurt të 2013 nga prokuroria e Tiranës. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Zgjedhjet në Kroaci, deputetja Lekaj-Prljaskaj: Boshnjakët po mundohen që t'i përçajnë shqiptarët (VIDEO) 10 minuta më parë
Kosova Paralajmërimi për grevë, Shala i SBAShK-ut thotë se ju mungon dialogu me Ministrinë e Arsimit (VIDEO) 15 minuta më parë